spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeSiguriaPoliciaRaportohen katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Raportohen katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Të njëjtat, është njoftuar se kanë ndodhur në Prishtinë dhe Podujevë.

Po ashtu, në raport shtohet edhe se si shkak i këtyre rasteve ka pasur disa të arrestuar, nga të cilët tre janë dërguar në mbajtje, kurse një është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

- Advertisement -

Prishtinë 24.09.2025 – 17:00-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë  24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 24.09.2025 – 08:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 24.09.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat