spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
15:46
HomeKulturëMuzeu “Onufri” thyen pritshmëritë - 82 mijë vizitorë, dominuan polakët, francezët dhe...

Muzeu “Onufri” thyen pritshmëritë – 82 mijë vizitorë, dominuan polakët, francezët dhe spanjollët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” vijon të jetë një ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj që vizitojnë Beratin.

Drejtori i Qendrës Muzeore Berat, Miklor Pasku, tha se “vetëm nga fillimi i vitit deri tani kemi pritur mbi 82 mijë vizitorë në Muzeun e Ikonografisë ‘Onufri’, duke shënuar shifra rekord”.

- Advertisement -

“Rreth 70% e turistëve që kanë vizituar muzeun janë të huaj, ku këtë vit numrin më të lartë e kanë turistët polakë, francezë, spanjollë, gjermanë dhe italianë”, tha Pasku.

Sipas tij, muajt me numrin më të lartë të turistëve gjatë këtij viti kanë qenë maji dhe shtatori.

- Advertisement -

“Këto shifra bëjnë që Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat në Ditën Botërore të Turizmit t’i bashkohet suksesit kombëtar të Shqipërisë në turizëm. Turizmi është sot motor zhvillimi  dhe sfida jonë mbetet përballimi i këtij interesi me profesionalizëm, duke vënë në shërbim kapacitetet njerëzore e intelektuale për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, tha Pasku.

Muzeu i Ikonografisë “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin XVI.

Katedralja, sipas mbishkrimeve që mbart, rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 196 ikona dhe objekte liturgjike. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat