spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
16:34
HomeSiguriaPoliciaTentuan të trafikonin një 14-vjeçare në Kosovë, dy të arrestuar në Morinë

Tentuan të trafikonin një 14-vjeçare në Kosovë, dy të arrestuar në Morinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Morinë, që dyshohet se po tentonin ta trafikonin një 14-vjeçare në Kosovë.

Njëri, E.G. 22 vjeç, është arrestuar nën dyshim për “trafikim të miturve”, ndërsa A.K. 18 vjeç dyshohet për “moskallëzim të krimit”.  Të dy janë nga Berati.

- Advertisement -

Policia thotë se familjarët kishin raportuar të dielën se 14-vjeçarja ishte larguar nga banesa.

“Tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Arrestohet dhe pasagjeri në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.  Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit:  E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”;  A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.  Vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat