spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
12:47
HomeSiguriaPoliciaBrenda 24 orëve, tre raste dhune në familje në Kosovë

Brenda 24 orëve, tre raste dhune në familje në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se janë raportuar tri raste të dhunës në familje në vendin tonë.

Sipas policisë, në Prishtinë, janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, pasi pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se janë përleshur mes vete. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Ndërkohë, në Malishevë janë raportuar dy raste të tjera. Në njërin rast, një burr ka raportuar në policie se është sulmuar nga një grua. Të dy janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër, është arrestuar person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht grua. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat