spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:53
HomeSiguriaPoliciaAksident fatal në Rahovec, konfirmohet një i vdekur

Aksident fatal në Rahovec, konfirmohet një i vdekur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori, të cilët drejtoheshin nga persona. Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit, të cilit fillimisht i është ofruar ndihmë mjekësore.

- Advertisement -

“Rreth orës 22:54, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është konfirmuar se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, thekson policia.

Lidhur me rastin, prokurori i shtetit është njoftuar dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.

- Advertisement -

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat