spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:07
HomeBotaRritet numri i viktimave nga stuhia tropikale që ka përfshirë Filipinet

Rritet numri i viktimave nga stuhia tropikale që ka përfshirë Filipinet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është rritur në 97 numri i viktimave si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga stuhia tropikale “Trami”, e cila goditi Filipinet, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Filipineve (PNA), Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive (NDRRMC) dha një deklaratë në lidhje me efektet e stuhisë “Trami”.

- Advertisement -

Në deklaratë thuhet se deri më tani kanë humbur jetën 97 persona ndërsa 69 të tjerë janë lënduar 69 si pasojë e reshjeve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale.

Si pasojë e stuhisë 30 persona janë zhdukur ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar. Rreth 44.537 ndërtesa janë dëmtuar ndërsa 6.7 milionë njerëz në të gjithë vendin janë prekur nga stuhia, thuhet më tej.

- Advertisement -

NDRRMC vlerëson se toka bujqësore dhe infrastruktura gjithashtu pësuan dëme të konsiderueshme nga stuhia.

Më shumë se 7.300 njerëz humbën jetën ndërsa u regjistruan shkatërrime të mëdha për shkak të tajfunit “Haiyan” i cili goditi Filipinet në vitin 2013. Çdo vit mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat