spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
02:05
HomeMuzikëReperi 'Diddy' dënohet me më shumë se 4 vjet burg

Reperi ‘Diddy’ dënohet me më shumë se 4 vjet burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs, është dënuar me katër vjet e dy muaj burg për  për dy akuza që lidhen me transportin për t’u angazhuar në prostitucion.

Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 500,000 dollarësh.

- Advertisement -

Combs iu drejtua gjykatës më parë dhe iu lut gjyqtarit për mëshirë, duke i quajtur veprimet e tij “të neveritshme, të turpshme dhe të sëmura”.

Combs u kërkoi falje viktimave dhe “të gjitha viktimave të dhunës në familje”.

- Advertisement -

Mbrojtja ka paralajmëruar ankesë në gjykatë ndaj këtij vendimi.

Menjëherë ka reaguar edhe avokati ish të dashurës së Daddy-t.

“Ndërsa asgjë nuk mund ta zhbëjë traumën e shkaktuar nga (Sean “Diddy”) Combs, dënimi i dhënë sot njeh ndikimin e veprave të rënda penale që ai kreu. Jemi të bindur se me mbështetjen e familjes dhe miqve të saj, znj. Ventura do të vazhdojë të shërohet duke ditur se trimëria dhe guximi i saj kanë qenë frymëzim për kaq shumë njerëz”, shkroi Doug Wigdor, avokati i Cassie Ventura.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat