spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
08:39
HomeBotaEvropaRihapet një nga aeroportet më të mëdhenj të Gjermanisë pas lëvizjes së...

Rihapet një nga aeroportet më të mëdhenj të Gjermanisë pas lëvizjes së dronëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Aeroporti i Mynihut në Gjermani u rihap të shtunën në mëngjes, pasi autoritetet e mbyllën atë një natë më parë për herë të dytë në më pak se 24 orë, shkaku i dyshimeve për shfaqje të tjera të dronëve.

Mbylljet janë të fundit pas fluturimeve misterioze të dronëve në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Aeroporti, një nga më të mëdhenjtë të Gjermanisë, u rihap gradualisht duke filluar nga ora 7 e mëngjesit të shtunën.

Të paktën 6,500 pasagjerë u prekën nga mbyllja gjatë natës nga e premtja deri të shtunën, njoftoi aeroporti.

- Advertisement -

Mbyllja e mëparshme, nga nata e së enjtes deri të premten, preku pothuajse 3,000 pasagjerë.

Autoritetet nuk ishin menjëherë në gjendje të jepnin ndonjë informacion në lidhje me atë se kush ishte përgjegjës për fluturimet.

Incidenti ishte i fundit në një seri incidentesh të shikimeve misterioze të dronëve mbi aeroporte, si dhe vende të tjera të rëndësishme të infrastrukturës në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Dron u panë gjithashtu gjatë natës në Belgjikë mbi një bazë ushtarake.

Një incident me dron në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë, e cila është anëtare e NATO-s, por jo pjesë e BE-së, ndikoi gjithashtu në fluturimet atje në fund të muajit të kaluar.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush qëndronte pas këtyre veprimeve.

Autoritetet evropiane kanë shprehur shqetësime se ato po kryhen nga Rusia, megjithëse disa ekspertë kanë vënë në dukje se kushdo me dronë mund të jetë pas tyre.

Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë pretendimet për përfshirje, duke përfshirë edhe incidentet e fundit me dronë në Danimarkë.

Alexander Dobrindt, ministri i brendshëm i Gjermanisë, tha se ai dhe disa homologë evropianë do të diskutojnë ndërhyrjet me dronë dhe një “plan zbulimi dhe mbrojtjeje të dronëve” në një takim këtë fundjavë në Mynih.

“Jemi në një garë midis kërcënimit nga dronët dhe mbrojtjes nga dronët. Ne duam dhe duhet ta fitojmë këtë garë”, tha ai në qytetin perëndimor të Saarbrücken, ku iu bashkua kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe presidentit francez Emmanuel Macron në një ceremoni për të shënuar 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat