HomeKulturëBerati mirëpret festivalin e verës “Wine & Stories”

Berati mirëpret festivalin e verës “Wine & Stories”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Festivali i verës “Wine & Stories” ka nisur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit, duke sjellë një atmosferë të veçantë mes verërave të përzgjedhura, muzikës, artit dhe kulturës.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka ndarë sot në rrjetet sociale momente nga festa, duke e cilësuar atë si një ngjarje që e bën Beratin edhe më të gjallë dhe të vizituar.

- Advertisement -

“Netët e Beratit po kthehen në netët më të bukura të këtij sezoni. ‘Wine & Stories’ është një përvojë unike që bashkon traditën me shijen dhe tregimin”, u shpreh Gonxhja.

- Advertisement -

Festivali ka mbledhur qindra vizitorë nga Shqipëria dhe jashtë saj, të cilët kanë shijuar verëra cilësore shqiptare, muzikë, performanca artistike dhe tregime që sjellin historinë e qytetit muze.

Festa do të vazhdojë edhe sot e nesër, me një program të pasur dhe surpriza për të gjitha moshat. Organizatorët ftojnë qytetarët dhe turistët të mos mungojnë në këto net magjike të Beratit. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat