spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
01:05
HomeKulturë80-vjetori i Lidhjes së Shkrimtarëve

80-vjetori i Lidhjes së Shkrimtarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja e Shkrimtarëve u krijua më tetor të vitit 1945 në Tiranë.

Pas dy vjetësh, në vitin 1947, këtij organi i bashkëngjitet edhe Lidhja e Artistëve, duke bërë bashkë kështu letrarët me kastën e artistëve të vendit.

- Advertisement -

Në fillesat e saj, Lidhja (LSHA) numëronte 70 anëtarë, ku bënin pjesë po ashtu gazetarë dhe gjuhëtarë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se, më tej, numri i anëtarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve erdhi duke u shtuar.

- Advertisement -

Si kryetar i saj, u zgjodh Sejfulla Malëshova, ndërsa detyra honorifike e presidentit iu ngarkua Fan Nolit. Disa prej pasuesve të Malëshovës në krye të LSHA-së ishin: Dhimitër Shuteriqi, Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari etj.

LSHA-ja kishte organet e saj letrare dhe artistike, sikurse: revistën “Literatura jonë”, më pas “Letërsia jonë” (1947), më vonë revistën mujore “Nëntori” (1954), të përjavshmen “Drita” (1961), revistën në frëngjisht “Les lettres Albanaises” (1978), “Bota Letrare”, “Revista letrare” etj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat