spot_img
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
11:45
HomeKulturëNjë jetë në shërbim të kombit: At Shtjefën Gjeçovi dhe trashëgimia e...

Një jetë në shërbim të kombit: At Shtjefën Gjeçovi dhe trashëgimia e tij kulturore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 14 tetor të vitit 1929, u nda nga jeta rilindasi, etnologu, shkrimtari, arkeologu dhe kleriku at Shtjefën Gjeçovi.

Pas përfundimit të kolegjit françeskan në Troshan në vitin 1888, ai vazhdoi studimet në Kroaci. Në vitin 1896 u dorëzua prift dhe më pas shërbeu në Theth, Pejë, Gomsiqe e zona të tjera.

- Advertisement -

At Shtjefën Gjeçovi dha një kontribut të çmuar në mbledhjen e gojëdhënave dhe hartimin e disa monografive shkencore. Përveç kësaj, ai përktheu edhe disa vepra të rëndësishme të letërsisë botërore.

Ndihmesën më të madhe e dha në fushën e etnologjisë, me veprën monumentale “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Për përgatitjen e saj, mblodhi rregullat nga goja e popullit në gjithë trevat veriore ku kishte shërbyer si prift, dhe i përpunoi në një përmbledhje që fillimisht u botua në revistën “Hylli i Dritës”.

- Advertisement -

At Shtjefën Gjeçovi punoi edhe si mësues për përhapjen e gjuhës shqipe. Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike dhe në shërbim të çështjes kombëtare, më 14 tetor të vitit 1929 u vra në një pritë të organizuar nga persona të paidentifikuar në shërbim të pushtetit jugosllav.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat