spot_img
E enjte, 16 Tetor, 2025
06:56
HomeKulturëDollia shqiptare, kodi që ruan gostinë nga shthurja

Dollia shqiptare, kodi që ruan gostinë nga shthurja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me një dolli nga një grua, është kremtuar shpallja e dollisë shqiptare si pjesë e pasurisë kombëtare të trashëgimisë kulturore jo materiale.

Grupi nismëtar që propozoi vlerësimin e ritit, i kushtoi një pasdite tematike, ku të pranishmit vunë në dukje veçantitë e dollisë dhe dallimet që ka ajo nga zona në zonë.

- Advertisement -

Sherif Bundo, autor i librit “Dollia shqiptare, institucioni shpirtëror i mikpritjes” bëri dallimin mes dollisë dhe kodit të komunikimit që ajo përfshin dhe dehjes si tejkalim i masës së konsumit çka në të kundërt të dollisë është fyerje.

Pedagogë, shkrimtarë e studiues të pranishëm, u ndalën në përvoja personale e kolektive që pasurojnë këndvështrimin mbi dollinë shqiptare dhe ngjashmëritë me ritë të ngjashme jashtë vendit.

- Advertisement -

Rektori i universitetit “Luarasi”, Ethem Ruka, Niko Kotherja nga Qendra e Veprimtarive Kulturore dhe shkrimtari Namik Dokle, sollën përvoja dhe dije mbi dollinë në Shqipëri e jashtë saj, me ritin Gjeorgjian më të ngjashëm me Shqipërinë.

Dollia shqiptare sipas Bundos, shoqërohet edhe me këngë polifonike. Ndonëse nuk dihet se ku ka lindur dollia, riti i saj në thelb ka lëvdimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave më të mira të gjithsecilit. /BalkanWeb

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat