Shumë nga aplikacionet më të mëdha në botë, përfshirë Snapchat, Duolingo dhe Roblox, kanë rënë nga funksionimi, shkaku i rënies së sistemit të Amazon Web Services.
Amazon Web Services (AWS), e cila është pjesë e gjigantit të shitjes me pakicë Amazon, njoftoi se ka “rritje të shkallës së gabimeve dhe vonesave për shumë Shërbime AWS në Rajonin SHBA-LINDJE-1”.
“Inxhinierët janë “të angazhuar menjëherë dhe po punojnë në mënyrë aktive si për zbutjen e problemit, ashtu edhe për të kuptuar plotësisht shkakun rrënjësor”, shtoi kompania.
Sipas Downdetector, edhe bankat janë prekur nga ndërprerja, duke përfshirë Halifax, Lloyds dhe Bank of Scotland.
Amazon Web Services (AWS) mbështet miliona faqe interneti dhe platforma të kompanive të mëdha.



