spot_img
E martë, 21 Tetor, 2025
02:20
HomeSiguriaPoliciaNdahen vetura për policët e lagjes

Ndahen vetura për policët e lagjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka ndarë sot vetura për policët e lagjes. Në njoftim thuhet se menaxhmenti i Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka synuar rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, me qëllim që ata të jenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

- Advertisement -

Komunikata e plotë:

Drejtori Hoxha ndan vetura për policët e lagjes

- Advertisement -

Prishtinë, 20 tetor 2025

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka synuar rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, me qëllim që ata të jenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.

Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, konkretisht për sektorët ku shërbejnë policët e lagjes, duke ndarë nëntëmbëdhjetë (19) vetura të reja Hybride për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat