spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
15:21
HomeSiguriaPoliciaALARMUESE / Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit...

ALARMUESE / Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy prej tyre janë të mitura.

Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se është zhdukur vajza e saj e mitur

- Advertisement -

“Rr. Fuad Dibra, Prishtinë  17.10.2025 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, me 20.10.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Edhe në Prizren raportohet se është zhdukur një e mitur.

- Advertisement -

“Rr. Xhevë Lladrovci, Prizren 18.10.2025 – 22:30. Ankuesja me 20.05.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur me datën e lartcekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.

Ndërsa, në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë, raportohet i zhdukur një shtetas i Shqipërisë, i cili kishte dalë për të mbledhur gështenja.

“Brezi kufitar Shqipëri-Kosovë  20.10.2025 – 23:20.Raportohet se viktima mashkull shtetas i  Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësit policor, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e  Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat