spot_img
E enjte, 23 Tetor, 2025
00:47
HomeKulturë90 vjet nga krijimi i qeverisë së Mehdi Frashërit

90 vjet nga krijimi i qeverisë së Mehdi Frashërit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 21 tetor 1935, u krijua qeveria e kryesuar prej Mehdi Frashërit.

Emërimi i Frashërit në postin e kryeministrit të Shqipërisë prej Mbretit Zog u mirëprit në shtypin e kohës, pasi ekzekutivi i ri premtonte përmbushjen e një programi reformash liberale. Kabineti Frashëri përbëhej nga subjekte progresiste, me një edukim elitar në universitetet e Perëndimit.

- Advertisement -

Krahas detyrës së kryeqeveritarit, Frashëri kishte edhe rolin e ministrit të Drejtësisë. Në përbërje të kabinetit ishin: Fuat Asllani, ministri i Punëve të Jashtme, Et’hem Toto, ministri i Punëve të Brendshme, Rrok Gera, ministri i Financave, Nush Bushati, ministri i Arsimit, Ndoc Naraçi, ministri i Punëve Botore dhe Dhimitër Berati, ministri i Ekonomisë Kombëtare.

Ky formacion politik që do të qeveriste deri më 7 nëntor 1936, shpalosi një program ambicioz, i cili synonte kryerjen e një sërë reformash në ekonomi, në arsim, në politikën e jashtme dhe në shtypin e lirë.

- Advertisement -

Programi përmbante 16 projektligje për modernizimin ekonomiko-financiar të vendit. Reformat synonin të arrinin stabilizimin e çmimeve në tregun e brendshëm, të luftonin spekulatorët dhe të krijonin një kapital industrial në një klimë shoqërore e politike liberale.

Në drejtim të politikës së jashtme, kjo qeveri mundi të kornizonte marrëdhëniet italo-shqiptare, kur në mars të vitit 1936, u nënshkrua në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes Frashërit dhe Musolinit. Krisjet në rrafshin e pushtetit çuan në rrëzimin e qeverisë nga Parlamenti në vjeshtën e 1936-s. Ky akt parlamentar shënoi edhe një precedent demokratik. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat