spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
13:34
HomeSiguriaPoliciaArrestohet 31-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një person që ishte në kërkim për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar nga zyrtarët e Stacionit Policor Veriu të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, të cilët kanë lokalizuar dhe ndaluar personin e dyshuar.

- Advertisement -

I arrestuari është identifikuar me inicialet A.H., mashkull 31-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur në kërkim për përfshirje në veprën penale të vrasjes.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejme ndaj të dyshuarit do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat