spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
04:52
HomeKulturëNdahen çmimet letrare “At Gjergj Fishta” në 154-vjetorin e lindjes së poetit

Ndahen çmimet letrare “At Gjergj Fishta” në 154-vjetorin e lindjes së poetit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Lezhë u ndanë çmimet letrare “At Gjergj Fishta”, në një aktivitet kushtuar 154-vjetorit të lindjes së poetit kombëtar e figurës madhore të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Çmimet Letrare “At Gjergj Fishta”, tashmë janë kthyer në një traditë që prej vitesh bashkon krijues nga mbarë hapësira shqipfolëse.

- Advertisement -

Në këtë edicion morën pjesë 80 autorë me libra poetikë, vepra në prozë dhe përkthime letrare, të cilët u vlerësuan nga një juri e përbërë nga Rudolf Marku në pozicionin e kryetarit, si dhe nga anëtarët Ernestina Halili dhe Bajram Kosumi.

Fitues u shpallën: Lulzim Tafa për ciklin poetik “Ekspozitë me ëndrra”; Ermal Hasimja për prozën “E shkuar e pakryer”; Milena Selimi për përkthimin e romanit “Kohëstrehim”.

- Advertisement -

Kryetari i jurisë, Rudolf Marku, tha se ky çmim është ndër më të lakmuarit në letërsinë shqipe, pasi mban emrin e një prej figurave më të ndritura të kombit.

Paralelisht me këto çmime, u dhanë edhe ato të edicionit të 14-të të konkursit kombëtar “Ora e Muzës”, i dedikuar vetëm poezisë, ku 90 poetë nga mbarë hapësira shqipfolëse paraqitën krijimet e tyre.

Fitues të këtij konkursi u shpallën Bona Mulaj Lluka, Alketa Gashi Fazliu dhe Marash Mirashi. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat