spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
16:08
HomeRajoniShqipëriaShqipsharësit që do t’iu mbetet turpi…!

Shqipsharësit që do t’iu mbetet turpi…!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Edi Rama reagon ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe kritikëve të Hashim Thaçit

Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale ndaj akuzave dhe trajtimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë. Në një deklaratë të fortë, Rama e cilëson si “të tmerrshme” idenë që shpëtimtarët e Kosovës gjatë kohës kur ajo rrezikonte vetë ekzistencën, duhet të përgjigjen para drejtësisë sikur të ishin kriminelë.

- Advertisement -

“Është e paimagjinueshme që në një kohë kur Kosova ishte në tehun e thikës dhe shqiptarët po përballeshin me padrejtësinë historike, të kërkohet nga ata që ngritën luftën për liri të japin llogari në të njëjtat kushte si agresorët. Rebellimi ndaj një diktature nuk është krim, por akt çlirimi”, shkruan Rama.

Ai i adresoi kritika të drejtpërdrejta edhe ndaj pjesës së opinionit publik shqiptar, veçanërisht në rrjetet sociale, të cilët e sulmojnë Thaçin si “armik politik”. Rama i cilëson ata si “shqipsharës dixhitalë” dhe “tifozë të verbuar të budallallëkut patriotik”, të cilët gëzohen që Thaçi ndodhet pas hekurave dhe urojnë që të mos dalë kurrë prej andej.

- Advertisement -

“Kur atyre t’u jetë harruar nami, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundon Rama.

Në fund të postimit, ai ka shpërndarë edhe një foto ku shfaqet Hashim Thaçi duke u takuar me gjeneralin amerikan Wesley Clark – një kujtesë vizuale për aleancën dhe kontributin në çlirimin e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat