Lista vjetore e të pasurve britanikë nën 30 vjeç, e publikuar nga revista Heat, ka zbuluar se yjet e rinj të muzikës dhe ekranit zotërojnë sasi marramendëse pasurie.
Në krye të listës qëndron këngëtarja jonë Dua Lipa, me një pasuri prej 129 milionë paund, shumë larg konkurrentëve të tjerë.
Pas Lipes renditen aktori i Spider-Man, Tom Holland me 35.7 milionë paund, dhe këngëtari Lewis Capaldi, me 35 milionë paund.
Në katër vendet e tjera të top 5-shes janë aktorja e Stranger Things, Millie Bobby Brown (24 milionë £) dhe çifti i reality show, Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury (22.1 milionë £).
Lista e plotë e dhjetë më të pasurve britanikë nën 30 vjeç është:
Dua Lipa – 129 milionë £
Tom Holland – 35.7 milionë £
Lewis Capaldi – 35 milionë £
Millie Bobby Brown – 24 milionë £
Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury – 22.1 milionë £
Sophie Turner – 21.9 milionë £
Jorja Smith – 17 milionë £
Dave – 16.8 milionë £
Aitch – 14.4 milionë £
Asa Butterfield – 13.7 milionë £



 
                                    