spot_img
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
21:35
HomeKosovaHaradinaj: Besoj që më 5 nëntor do ta marrim lajmin për shpërbërjen...

Haradinaj: Besoj që më 5 nëntor do ta marrim lajmin për shpërbërjen e Parlamentit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në takim është folur për zgjedhjet e reja.

Sipas tij, më 5 nëntor, kur përfundon edhe afati kushtetues për Presidenten, do ta marrim lajmin që do të shpërndahet Parlamenti.

- Advertisement -

“Në takimin e sotëm, Presidentja kërkoi nga ne të sqarojmë nëse e kemi shumicën për qeveri. Kërkoi nga ne edhe mundësinë që të gjendet zgjidhje për buxhetin dhe fondin për zhvillim nga BE-ja. Po ndodhin zgjedhjet parlamentare; deputeti që në emër të shumicës dështoi në seancën paraprake kërkoi edhe disa ditë, gjë që nuk ishte shumë serioze kjo kërkesë. Presidentja ka deri më 5 nëntor afat kushtetues, besoj që më 5 nëntor do ta marrim lajmin që do të shpërndahet Parlamenti. Do të ishte në interes të Kosovës që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt; data 7 dhjetor do të ishte një opsion”, tha Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat