spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
16:58
HomeKulturëKultura në fokus, “Netët e Filmit Shqiptar” mbërrijnë në Kino Armata

Kultura në fokus, “Netët e Filmit Shqiptar” mbërrijnë në Kino Armata

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë do të organizojë mbrëmjen e katërt të ciklit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, të hënën, më 3 nëntor 2025, në Kino Armata, me fillim nga ora 19:00.

Në këtë mbrëmje do të shfaqet filmi artistik “Kur xhirohej një film” (1981), i realizuar nga regjisorja e njohur Xhanfise Keko, një nga figurat më të dashura të kinemasë shqiptare.

- Advertisement -

Ky cikël filmash, i cili do të zhvillohet deri në nëntor 2025, organizohet nga Ambasada shqiptare në Prishtinë në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kino Armata.

“Netët e Filmit Shqiptar” synojnë të sjellin për publikun e Kosovës një përzgjedhje të veçantë filmash nga autorë të njohur të kinemasë shqiptare, si Dhimitër Anagnosti, Saimir Kumbaro, Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo dhe Xhanfise Keko.

- Advertisement -

Filmat do të shfaqen si për nxënësit e shkollave, ashtu edhe për publikun e gjerë filmdashës, duke ofruar një udhëtim në historinë dhe trashëgiminë e artit kinematografik shqiptar.

Hyrja do të jetë falas, ndërsa vendet janë të kufizuara.

Pjesëmarrja duhet të konfirohet deri më 3 nëntor 2025, ora 16:00, në adresën elektronike: embassy.pristina@mfa.gov.al

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë mirëpret me kënaqësi të gjithë dashamirët e filmit shqiptar në këtë mbrëmje të veçantë, kushtuar trashëgimisë sonë kinematografike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat