spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
11:46
HomeKosovaDrejtësiaKryediplomatja e Shqipërisë viziton Hashim Thaçin në Hagë

Kryediplomatja e Shqipërisë viziton Hashim Thaçin në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, për të cilin tha se e gjeti në gjendje të mirë duke “ndjekur zhvillimet në Shqipëri e Kosovë”.

Në një prononcim pas vizitës në Hagë, Spiropali tha:

- Advertisement -

“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të qeverisë shqiptare dhe besoj gjithë popullit shqiptar. Edhe tre luftëtarëve të tjerë Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit…”

“Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë…Ndiqte zhvillimet në Shqipëri e Kosovë me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë”, shtoi ministrja.

- Advertisement -

Ajo uron për një epilog me drejtësi historike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat