spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
05:47
HomeSiguriaPoliciaPolicia del me njoftim për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës

Policia del me njoftim për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen e dy vëllerzëve në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Siç bën të ditur Policia, rreth orës 11:30, dy persona të moshës madhore dy vëllezër janë dërguar në QMF-në e Kijevës s si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.

- Advertisement -

Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.

“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat