spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:20
HomeSiguriaPoliciaIa përqeshi mustaqet, fjalosja mes dy policëve në Prizren përfundon me suspendim

Ia përqeshi mustaqet, fjalosja mes dy policëve në Prizren përfundon me suspendim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy zyrtarë policorë të Stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra, pasi dyshohet se ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila erdhi si pasojë e një fjalosjeje gjatë orarit të punës.

Raportohet se një nga shkaqet e fjalosjes ka qenë edhe fakti që njëri ia ka përmendur edhe mustaqet.

- Advertisement -

Derisa detaje rreth rastit për Klankosova pati dhënë zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në Prizren e ku ishin përfshirë dy zyrtarë policorë. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës. Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren”, kishte deklaruar Beka.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat