spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:31
HomeSiguriaPoliciaKFOR-i dhe Policia e Kosovës gjejnë 10 detonatorë afër lumit në Leposaviq

KFOR-i dhe Policia e Kosovës gjejnë 10 detonatorë afër lumit në Leposaviq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KFOR-i dhe Policia kanë dërguar në stacionin policor 10 detonatorë ndezës me fitila që i kanë gjetur afër lumit në Leposaviq.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Gnjezhdan, Leposaviq 15.11.2025-11:30. Raportohet senjësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Po ashtu, raportohet se, rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat