Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili ka kanosur një gjyqtar në Fushë-Kosovë.
Rasti ka ndodhur të hënën, derisa po mbahet seanca gjyqësore.
“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 17.11.2025 – 14:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë seancës gjyqësore kishte kanosur gjyqtarin, i cili ishte duke gjykuar djalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



