spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:56
HomeSiguriaPoliciaNjë i lënduar nga vetaksidenti në autostradë

Një i lënduar nga vetaksidenti në autostradë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren

- Advertisement -

“Sot me datë 23.11.2025 rreth orës 18:30 në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km 26, drejtimi Prizren – Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vetaksident) me lëndime. Vetura e përfshirë në këtë aksident është me targa vendore. Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren dhe sipas mjekut kujdestar nuk ka lëndime të rënda”, ka thënë Hoxha.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat