spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
21:13
HomeRajoniShqipëriaNgujim si në filma: Dy të akuzuar për terrorizëm i rezistojnë policisë...

Ngujim si në filma: Dy të akuzuar për terrorizëm i rezistojnë policisë për 12 orë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat në Shqipëri kanë zbuluar emrat e dy të akuzuarve për terrorizëm që i rezistuan policisë shqiptare për 12 orë.

Sipas Top Channel, Julian Cumrraku dhe Erzen Uka, janë personat që u dorëzuan, pas operacionit ‘Oroshi’.

- Advertisement -

Pas 12 orësh në rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave me të afërmit e tyre, ata vendosën të dalin para Policisë së Shtetit.

Në banesë iu gjetën 5 armë zjarri, municion luftarak, granata dore difensive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, përfshirë flamurin e ISIS.

- Advertisement -

“Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat