spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
12:53
HomeSiguriaPoliciaKatër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

- Advertisement -

Prishtinë / 29.11.2025 – 19:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor në klinikën e psikiatrisë, ku edhe është ndaluar për trajtim të mëtejmë.

Prishtinë / 30.11.2025 – 20:50. Është raportuar se viktima femër kosovare përmes mesazheve në telefon ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar rast dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Kaçanik / 30.11.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti paraprakisht përmes telefonit kishte ofenduar e kanosur viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij, po ashtu kishte shkuar në oborrin e viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rahovec / 30.11.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Te viktima nuk janë vërejtur shenja të dukshme të dhunës fizike dhe e njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat