Policia e Kosovës ka thënë se qytetarët e kanë mirëpritur fushatën globale “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Nga policia është deklaruar edhe se dhuna parandalohet bashkërisht dhe se ajo s’duhet të tolerohet.
Komunikata e plotë:
Policia e Rajonit të Prishtinës ka filluar zbatimin e fushatës globale “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” që nga data 25.11.2025.
Fushata është mirëpritur nga qytetarët, të cilët kanë vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.
Duke i falenderuar qytetarët për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në këtë fushatë e cila po vazhdon të zbatohet, apelojmë që të Raportojnë çdo formë dhune dhe të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë.
Dhuna nuk duhet të tolerohet — bashkë e parandalojmë
Liderët fetarë në Kosovë nënshkruajnë deklaratë kundër dhunës me bazë gjinore



