Ministri i brendshëm, Fernando Grande-Marlaska ka njoftuar se numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në 207.
Ai i tha radios spanjolle Cadena SER se; “Është e arsyeshme të mendohet se do të kemi më shumë vdekje.”
Por shtoi se nuk mund të parashikonte saktë se sa njerëz ishin të zhdukur.
Shërbimet e urgjencës kanë marrë telefonata nga të afërmit e 1900 personave që nuk mund të gjenden, tha ai, por “kjo është kryesisht për shkak të dështimeve të komunikimit”.
“Përveç kësaj, njerëzit që më në fund gjejnë të afërmit e tyre nuk e denoncojnë.
Ai bëri të ditur se përpos luftës së madhe për të gjetur të mbijetuar dhe trupat e viktimave, policia në këtë qytet tash po përballet me rritje të dukshme të kriminalitetit, kryesisht vjedhjeve.
Deri më tani raportohet të jenë arrestuar 39 persona për grabitje.
“Jam i shqetësuar për vjedhjet, por kemi shtuar sigurinë sidomos në zonat tregtare. Ajo që më shqetëson mua janë vlerat e një shoqërie që vepron kështu për momentin”.