spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
23:07
HomeMuzikëLuna Çausholli ngjitet në skenën e Festivalit të 64 në RTSH me...

Luna Çausholli ngjitet në skenën e Festivalit të 64 në RTSH me këngën “Pa kufij”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Artistja e re Luna Çausholli është një nga konkurrentet e këtij edicioni të Festivalit të Këngës në RTSH, ku sonte ngjitet në skenë me këngën e saj të titulluar “Pa kufij”.

Kënga përcjell një mesazh të fortë gëzimi, drite dhe shprese.

- Advertisement -

Që nga prezantimi i saj, kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe fansat, duke marrë komente pozitive për mesazhin e fortë, interpretimin emocional dhe energjinë që përcjell, duke rikujtuar identitetin, rrënjët dhe vlerat që na bashkojnë.

“Pa kufij” është një thirrje për unitet dhe për besim në atë që meritojmë si shoqëri dhe si individë.

- Advertisement -

Publiku ka mundësinë të mbështesë Lunën përmes votimit me SMS:

Kodi 19

Shqipëri: 56789

Kosovë: 55789

Votimi mund të bëhet deri në 5 herë.

Pjesëmarrja e Luna Caushollit në Festivalin e Këngës shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik, duke e prezantuar atë para publikut të gjerë me një këngë me mesazh dhe ndjeshmëri të veçantë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat