spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
16:31
HomeRajoniShqipëria“Opozita rindezi pishtarët e ecjes qorrazi”

“Opozita rindezi pishtarët e ecjes qorrazi”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar incidentet e ndodhur në Kuvend në seancën e kaluar plenare ku u betua si Avokat i Popullit, Endrit Shabani.

Rama tha se opozita tregoi edhe njëherë se është pro dhunës, ndërsa nënvizoi se Shabani ishte kandidaturë e propozuar prej tyre

- Advertisement -

“Opozita rindezi pishtarët e ecjes qorrazi dhe filloi avazin. E mbështetën Endrit Shabanin e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve. Sapo panë që ne që thamë që në krye të herës që do presim të mbështesim një nga kandidaturat që do sjellë opozitës, do mbështesnin zotin Shabani u hodhën përpjetë sikur po mbështesnim një kandidat tonin. U hodhën përpjetë. Por askush në këtë vend nuk ka imponon do asgjë. Endrit Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh, por ne e zgjodhëm duke respektuar parimin. Ata që u bënë pishman mend për herë tjetër”, tha ai.

“Një tjetër zhvillim i ndodhur këtë javë ka qenë edhe betimi në Kuvendin e Shqipërisë i z.Endrit Shabani si Avokati i ri i Popullit. Ppozita iu rikthye vesit që del me shpirtin, rivuri në punë muskulaturën e krahëkëmbëve, rindezi pishtarët e ecjes qorrazi nëpër pyll dhe rifilloi avazin e kërcënimeve për llogari të një dordoleci thuajse 100 vjeçar.  Pra e mbeshtetën Endri Shabanin, i dhanë firmat e kërkuara nga ligji, e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve, ku për hir të së vërtetës, ky zotëria ishte i vetmi me një sy mes ca qorrave të ububushëm dhe sapo panë që ne, – që thamë që në krye të herës, nuk do të mbështesim asnjë kandidaturë, por do presim që të mbështesim një nga kandidaturat që do të na sjellë opozita – do ta mbështesnim zotin Shabani, u hodhën përpjetë sikur po bënim avokat të popullit ndonjë kandidatin tonë.

- Advertisement -

Qesharak deri në fund domethënë, po përveçse qesharakë edhe të lodhur deri në fund nga mendja, që nuk ua nxjerr e nuk ua nxjerr mësimin se me pahir e me budallallëk, mua dhe kësaj shumice popullore që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, jo ata, po askush në këtë vend nuk na imponon dot asgjë.

Pahiri dhe budallallëku janë një gjuhë që ne nuk e kuptojmë. Endri Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh e kundër meje personalisht sa të duash, por ne e zgjodhëm si kandidat të opozitës, duke respektuar parimin e ndjekur edhe më parë, pavarësisht se këtë herë i kishim edhe mbi 84 votat e nevojshme e po të ishim ata që nuk jemi, por që ata thonë se ne jemi, mund të zgjidhnim kë të donim, por nuk e bëmë. Kurse ata që u bënë pishman, mend për herë tjetër”, tha ai. /BalkanWeb

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat