spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
13:37
HomeEkonomiVazhdojnë të rriten normat e interesit të kredive

Vazhdojnë të rriten normat e interesit të kredive

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin nëntor 2025, ku njofton se asetet e bankave komerciale, në fund të muajit nëntor 2025 kanë arritur vlerën në 9.22 miliardë euro, duke shënuar rënie për 1.23% krahasuar me muajin paraprak.

“Kreditë bruto – në fund të muajit nëntor 2025 kanë arritur vlerën në 6.55 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 54.49 milionë euro ose 0.84% krahasuar me muajin paraprak, kurse vlera e kredive të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 203.75 milionë euro”, njofton BQK.

- Advertisement -

Sipas BQK-s, norma mesatare e interesit në kredi të reja, në muajin nëntor 2025 ishte 6.69%.

“Depozitat e klientëve – në nëntor 2025 kanë arritur vlerën prej 7.39 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 33.00 milionë euro, ose një rritje prej 0.45% krahasuar me muajin paraprak, kurse vlera e depozitave të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 79.62 milionë euro’’, thuhet aty.

- Advertisement -

Norma mesatare e interesit në depozita të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 3.08%, kurse margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita në muajin nëntor 2025 ishte 3.61%, ndërsa raporti kredi-depozita – në muajin nëntor 2025 ishte në nivelin 88.71%.

“Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit nëntor 2025 arriti vlerën në 1.12 miliardë euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje prej rreth 1.60% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 153.69 milionë euro”, njofton Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat