Një vdekje e dyshimtë është raportuar të premten në rrugën “Miran Hajra” në Mitrovicë të Jugut. Sipas njoftimit të Policisë, një qytetar është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.



