spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
15:24
HomeKosovaZgjedhjet 2025Cakolli jep projeksionin për mandatet

Cakolli jep projeksionin për mandatet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se si bëhet ndarja e mandateve në bazë të rezultateve të deritanishme, e që sipas kësaj LVV merr 8 mandate më shumë se zgjedhjet paraprake, PDK një më pak, LDK pesë më pak se në zgjedhjet paraprake, ndërsa AAK dy më pak ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas.

Por ai shton edhe atë se me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:

- Advertisement -

• LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);

• PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);

• LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);

• AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);

• Lista Serbe: 9 mandate;

• GI SPO: 1 mandat;

• KDTP: 2 mandate;

• VAKAT: 1 mandat;

• NDS: 1 mandat;

• SDU: 1 mandat;

• IRDK: 1 mandat;

• PLE: 1 mandat;

• LPRK: 1 mandat;

• PSA: 1 mandat;

• JGP: 1 mandat.

Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).

Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme.

Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:

• LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)

• PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)

• LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)

• AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat