Pas ushtrisë dhe çështjeve ekonomike e politike, shteti amerikan i Iowas, do ta ndihmojë edhe Policinë e Kosovës.
Mediat amerikane raportojnë se policia e Iowas do ta ndihmoj Kosovën për t’u përgatitur për kërcënime të mundshme në atë që mund të jetë një tjetër marrëdhënie e parë e këtij lloji.
Iowa shpreson se Kosova mund të përgatisë ligjin për kërcënimet e reja kriminale dhe terroriste – duke përfshirë përdorimin e dronëve si armë.
Ndërkohë, zbatuesit e ligjit në Kosovë shpresojnë të mësojnë nga praktikat më të mira të Iowës mbi hetimet nga inteligjenca dhe policimin në komunitet.



