spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
14:32
HomeEkonomiZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje

ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës ka vendosur ta ulë çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë.

Rregullatori i energjisë bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se do ta ulë për 3.8 për qind çmimin e ngrohjes me matje për konsumatorët e Termokosit në kryeqytet, ndërsa për 5 për qind për ata në Gjakovë.

- Advertisement -

ZRRE-ja pritet ta miratojë këtë ulje sot gjatë një mbledhjeje.

Çmimi i tanishëm për ngrohjen me matje është 76 centë për kilovat në muaj, i vendosur vitin e kaluar.

- Advertisement -

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 centë për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 centë.

Termokosi numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sezoni i ngrohjes nga Termokosi zakonisht nis më 15 tetor dhe vazhdon deri më 15 prill./REL

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat