spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
14:20
HomeBotaEvropaHallakama me trena në Evropë, rryma lë mijëra pasagjer në pritje

Hallakama me trena në Evropë, rryma lë mijëra pasagjer në pritje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eurostar tha në një postim në faqen e saj të internetit të martën pasdite se shërbimet e trenave përmes Tunelit të Kanalit kanë rifilluar, por ende po i këshillon pasagjerët të rezervojnë data alternative.

“Problemi me furnizimin me energji elektrike nga lart mbetet dhe ne i këshillojmë fuqimisht të gjithë pasagjerët tanë që ta shtyjnë udhëtimin e tyre në një datë tjetër. Ju lutemi mos ejani në stacion nëse treni juaj konfirmohet si i anuluar”, tha kompania.

- Advertisement -

Bllokada ndodhi pas problemeve me furnizimin me energji elektrike dhe një tren u prish në tunel, duke shkaktuar kaos udhëtimi për qindra pasagjerë si në Francë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“Na vjen keq që trenat që mund të qarkullojnë do të jenë subjekt i vonesave të mëdha dhe anulimeve të mundshme në minutën e fundit. Ju lutemi kontrolloni për përditësime të drejtpërdrejta mbi statusin e trenit tuaj në faqen e statusit dhe orareve të trenit”, tha tutje Eurostar.

- Advertisement -

Çdo tren, që transporton rreth 500 pasagjerë, do të mbushet plotësisht me udhëtarë, shërbimet e të cilëve më parë u anuluan.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat