spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
09:37
HomeBotaEvropaHajni si në filma, Gjermania shokohet nga vjedhja e bankës

Hajni si në filma, Gjermania shokohet nga vjedhja e bankës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje si në filma, ka ndodhur në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se hajdutët vodhën sende me vlerë dhjetëra milionë euro nga kasafortat e sigurisë brenda një banke gjermane, të cilën e kishin shpuar të hënën gjatë pushimit si pasojë e festës.

- Advertisement -

Rreth 2,700 klientë u prekën nga vjedhja në Gelsenkirchen, thanë policia dhe banka Sparkasse.

Thomas Nowaczyk, një zëdhënës i policisë, tha se hetuesit besojnë se vjedhja kishte një vlerë midis 10 dhe 90 milionë eurosh.

- Advertisement -

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se vjedhja mund të jetë një nga grabitjet më të mëdha të Gjermanisë.

Banka mbeti e mbyllur të martën, kur rreth 200 persona u shfaqën duke kërkuar të hynin brenda, raportoi DPA.

Ka qenë një alarm zjarri që solli oficerët e policisë dhe zjarrfikësit në degën e bankës pak para orës 4 të mëngjesit të së hënës, ku gjetën një vrimë në mur.

Policia beson se një shpues i madh është përdorur për të çarë murin e bodrumit të kasafortës.

Dëshmitarët u thanë hetuesve se panë disa burra që mbanin çanta të mëdha në një garazh parkimi gjatë fundjavës.

Pamjet me video të siguruara nga policia, kanë shfaqur njerëz të maskuar brenda një automjeti të vjedhur herët të hënën.

Gelsenkircheni ndodhet rreth 192 kilometra në veriperëndim të qytetit të Frankfurtit, i cili është qendra financiare e Gjermanisë dhe e Evropës dhe selia e Bankës Qendrore Evropiane.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat