spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:46
HomeKosovaZgjedhjet 2025Viti i Ri ndal përkohësisht KQZ-në të numëroj votat

Viti i Ri ndal përkohësisht KQZ-në të numëroj votat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Procesi i numërimit të votave do të ndërpritet sot në ora 12:00 dhe do të rifillojë më 1 janar në ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.

- Advertisement -

Konkretisht, KQZ-ja ka vendosur që më 31 dhjetor numërimi të vazhdojë deri në mesditë, për t’u pezulluar për pjesën tjetër të ditës, ndërsa procesi do të rinisë pasditen e 1 janarit.

Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se procesi do të vazhdojë sipas planit të parashikuar, duke garantuar transparencë dhe rregullsi në numërimin e votave.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat