spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
16:59
HomeKosovaZgjedhjet 2025LVV thyen rekordin e vitit 2021

LVV thyen rekordin e vitit 2021

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ka thyer rekordin e votave të marra në vitin 2021.

Nga rezultatet e deritashme, të procesuara prej vendvotimeve brenda Kosovës dhe jo plotësisht ato nga diaspora dhe me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 447 mijë vota, duke u bërë subjekti i parë në histori të Kosovës që arrin këtë shifër. Aktualisht në përqindje kjo parti ka marrë fiks 50 për qind të votave.

- Advertisement -

Rekordi paraprak mbahej pikërisht nga kjo parti. Në vitin 2021, partia e Albin Kurtit kishte marrë 438 mijë e 335 vota apo 50.28 për qind të votave.

Në shkurt të 2025-s ajo mbeti parti e parë, por mori 396 mijë e 787 vota apo 42.3 për qind.

- Advertisement -

Edhe Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, me më shumë se 367 mijë vota është bërë personi më i votuar në histori të Kosovës. Në zgjedhjet e kaluara kishte rreth 30 mijë vota më pak.

Partia e dytë në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka dalë Partia Demokratike me më shumë se 185 mijë vota, ndërsa Lidhja Demokratike e treta me më shumë se 120 mijë vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë rreth 50 mijë vota.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat