spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:47
HomeKosovaZgjedhjet 2025Elezi: KQZ synon t’i shpallë rezultatet përfundimtare para 19 janarit, sot mbyllet...

Elezi: KQZ synon t’i shpallë rezultatet përfundimtare para 19 janarit, sot mbyllet tërheqja e fletëvotimeve nga kutitë postare jashtë vendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po bën përpjekje që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të shpallen më herët se sa afati i planifikuar fillimisht, i cili ishte caktuar deri më 19 janar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet procesi i tërheqjes së të gjitha fletëvotimeve nga kutitë postare të hapura jashtë vendit, ndërsa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

- Advertisement -

Elezi ka sqaruar se plani i aktiviteteve të KQZ-së e kishte paraparë shpalljen e rezultateve më së largu më 19 janar, duke llogaritur edhe kohën për ankesat e mundshme dhe vendimmarrjen e institucioneve si PZAP dhe Gjykata Supreme. Megjithatë, sipas tij, dinamika e punëve mund të bëjë që rezultatet të shpallen edhe më herët.

Ai ka bërë të ditur se fletëvotimet që janë duke u numëruar deri më tani i takojnë mbi 28 mijë pakove të tërhequra para Vitit të Ri nga dy kutitë postare të KQZ-së, në Berlin dhe Bernë. Ndërkaq, më 2 janar janë tërhequr edhe 8,180 pako nga kutitë postare në disa qytete, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Zagrebin, Stokholmin, Stambollin, New York-un, Kanberën dhe Kopenhagën, të cilat gjatë ditës pritet të arrijnë në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas Elezit, këto pako, pasi të mbërrijnë, do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe verifikimit, dhe vetëm ato që aprovohen do të përfshihen në numërim.

Po ashtu, KQZ ka paralajmëruar se së shpejti pritet të nisë edhe numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe votimit të personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, në 57 vendvotime me kusht38 komuna, janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për votim me kusht, ndërsa numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

Elezi theksoi se KQZ shpall rezultatet përfundimtare vetëm pasi të përmbyllen të gjitha fazat: numërimet përkatëse në QNR, si dhe shqyrtimi i ankesave të mundshme në PZAP dhe në Gjykatën Supreme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat