spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
12:51
HomeEkonomiRriten tarifat e ujit, për konsumatorët shtëpiak 40% më shtrenjtë

Rriten tarifat e ujit, për konsumatorët shtëpiak 40% më shtrenjtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar tarifat e reja të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit për periudhën 2026–2028, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ky muaj.

Sipas njoftimit, tarifa për konsumatorët shtëpiakë për shërbimet e ujësjellësit është rritur në 0.63 euro për metër kub, që paraqet rritje prej 40 për qind krahasuar me tarifat e mëparshme.

- Advertisement -

Ndërkohë, tarifa për shërbimet e ujërave të ndotura është 0.12 euro për metër kub, apo rreth 60 për qind më e lartë se më herët.

Edhe për konsumatorët komercialë dhe institucionalë janë miratuar tarifa më të larta.

- Advertisement -

Tarifa e re për shërbimet e ujësjellësit është 0.82 euro për metër kub, nga 0.62 euro sa ishte më parë, ndërsa për shërbimet e ujërave të ndotura është 0.28 euro, nga 0.17 euro në tarifat e vjetra.

KRU “Prishtina” ka sqaruar se tarifat janë përcaktuar nga Autoriteti Rregullativ për Ujëra (ARRU), në bazë të Ligjit Nr. 05/L-042, me synim që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të sigurojnë qëndrueshmëri financiare të ofruesve të shërbimeve.

Sipas kompanisë, kërkesat për tarifat e reja përfshijnë shpenzime operative për furnizim të vazhdueshëm me ujë, rritjen e kostove për personelin dhe energjinë elektrike, projekte kapitale për mirëmbajtjen e rrjetit, si dhe investime për modernizimin e aseteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat