spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
09:35
HomeKosovaZgjedhjet 2025Procesi drejt fundit, KQZ-ja publikon listat e deputetëve

Procesi drejt fundit, KQZ-ja publikon listat e deputetëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Proceset e zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë afër përfundimit. Votat nga përfaqësi diplomatike tashmë janë numëruar, ato me kusht dhe ato me postë janë në proces e sipër, ndërsa të vetmet për të cilat ende s’ka filluar procesi i numërimit janë ato të personave me nevoja të veçanta.

Për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka publikuar edhe listat e kandidatëve që kanë siguruar vendet në parlament.

- Advertisement -

Përveç rezultatit mes partive që ndryshoi nga ai i 9 shkurtit, edhe rezultatet apo, listat brenda partive panë ndryshime.

Kësisoj, shumëkandidatë që në legjislaturën e shkurtër të vitit të kaluar kishin siguruar ulëse, këto zgjedhje s’kishin arritur të marrin votat e nevojshme për të qenë deputetë.

- Advertisement -

Emra si Fadil Demaku, Jakup Nura, Kosovare Murseli, Rashit Qalaj, Xhevahir Geci, e Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës mbetën jashtë kuvendit në këto zgjedhje. Ndërsa emra të rinj të kësaj partie u bënë pjesë e institucionit kryesor në vend. Të tillë janë Arian Tahiri e Arben Mustafa ndër ata që siguruan vend në parlament.

Ndryshime në listë pa sigurisht edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 20 deputetë sa kishte, kjo parti ra në 14. Mesin e atyre që ishin pjesë e kuvendit në legjislaturën  e 2025, e që s’do të jenë në atë të këtij mandati, janë Alban Zogaj, Arben Gashi, Krenar Xhaferi, Fadil Haderxhonaj, Ekrem Hyseni, e Arjeta Abazi.

Megjithatë, edhe në këtë parti, emra të rinj arritën të gjejnë ulësen e tyre. Ndërkaq Ukë Rugova, Janina Ymeri, Adelina Thaqi e Ermal Sadiku, janë emrat e rinj të LDK-së në parlament.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pësuar ndryshime në grupin parlamentar. Përderisa vitin e kaluar pjesë e këtij grupi ishte Lahi Brahimaj, këtë vit, ky i fundit s’do jetë, ndërsa do t’i bashkohet Besnik Tahiri e Albana Bytyqi.

Ndërsa të Lëvizja Vetëvendosje, ndryshimet më të dukshme janë tek emrat e rinj meqë edhe kjo parti ka fituar numër më të madh të ulëseve në këto zgjedhjeve. Emra si Andin Hoti, Fatos Geci, Taulant Kelmendi e Jeton Raka janë nga emrat e rinj që i bashkohen grupit parlamentar të LVV-së.

Përveç këtyre, ka edhe nga ata që as si individë e as si parti s’do të jenë pjesë e kuvendit. NISMA e cila ishte bërë pjesë e parlamentit përmes një koalicioni me AAK-në, në këto zgjedhje që kishte garuar e vetme, s’ka arritur të kaloi pragun fare.

Kësisoj, Fatmir Limaj, Arbershë Krasniqi e Xhevahire Izmaku që ishin në kuvend, do të mungojnë në këtë legjislaturë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat