spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
09:59
HomeKosovaZgjedhjet 2025Përfundon numërimi i votave, ja sa përqindje morën partitë

Përfundon numërimi i votave, ja sa përqindje morën partitë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 02:00 të mëngjesit të së premtes, më 9 janar 2026, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve të fundit nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, thotë se është mbyllur i gjithë procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

- Advertisement -

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor.

Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndonjë shkelje e supozuar.

- Advertisement -

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat