spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
14:20
HomeEx-BRSSInvazioniRusia sulmon Ukrainën me raketën hipersonike që e prezantoi pak kohë më...

Rusia sulmon Ukrainën me raketën hipersonike që e prezantoi pak kohë më parë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtria ruse njoftoi se qëlloi me raketën e saj hipersonike Oreshnik drejt një objektivi në Ukrainë, si pjesë e asaj që e quan një sulm masiv gjatë natës ndaj objekteve energjetike dhe vendeve të prodhimit të dronëve.

Ministria e mbrojtjes ruse tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj një përpjekjeje për sulm me dron ukrainas në njërën nga rezidencat e Vladimir Putinit në fund të vitit të kaluar.

- Advertisement -

“Sonte, në përgjigje të sulmit terrorist nga regjimi i Kievit ndaj rezidences së Presidentit të Federatës Ruse në rajonin e Novgorodit, të kryer natën e 29 dhjetorit 2025, Forcat e Armatosura Ruse nisën një sulm masiv me armë tokësore dhe detare me precizion të lartë, me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë sistemin raketor të lëvizshëm tokësor me rreze të mesme veprimi Oreshnik, si dhe goditën mjete ajrore pa pilot kundër objektivave kritikë në territorin e Ukrainës. Objektivat e sulmit u arritën. U shkatërruan objektet që prodhonin mjete ajrore pa pilot të përdorura në sulmin terrorist, si dhe infrastruktura energjetike që mbështeste kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës. Çdo veprim terrorist nga regjimi kriminal ukrainas do të vazhdojë të marrë përgjigje”.

Kurse ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha tha se sulmi i Rusisë pranë kufirit të BE-së dhe NATO-s është një “kërcënim i rëndë për sigurinë në kontinentin evropian dhe një provë për komunitetin transatlantik”.

- Advertisement -

Në një postim në rrjetet sociale, ai konfirmoi se raketa balistike me rreze të mesme veprimi u hodh në rajonin e Lvivit.

“Po informojmë Shtetet e Bashkuara, partnerët evropianë dhe të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare rreth detajeve të këtij sulmi të rrezikshëm përmes kanaleve diplomatike. Është absurde që Rusia përpiqet ta justifikojë këtë sulm me ‘sulmin e rremë të rezidencës së Putinit’ që nuk ndodhi kurrë. Një tjetër provë se Moska nuk ka nevojë për ndonjë arsye të vërtetë për terrorin dhe luftën e saj”.

Sybiha bëri thirrje për hapa më të fortë kundër flotës ruse të tankerëve, duke shtuar se SHBA-të “kanë të drejtë të ndërmarrin veprime këtu”.

“Ne do të iniciojmë veprime ndërkombëtare – një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një takim të Këshillit Ukrainë-NATO, si dhe përgjigje brenda BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat