spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:15
HomeRajoniShqipëriaRritet niveli i lumit Vjosë duke shkuar në 6 metra, rrezikohet sërish...

Rritet niveli i lumit Vjosë duke shkuar në 6 metra, rrezikohet sërish dalja e tij nga shtrati

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe në orët e para të ditës së sotme, niveli i Vjosës ka arritur kuotat 5.1–5.2 metra. Ndërkohë, në mbrëmjen e së shtunës, niveli i lumit ka shkuar në 6.0 metra.

- Advertisement -

Sipas parashikimeve dhe informacioneve nga zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës, prurjet e Vjosës janë në rritje të vazhdueshme, raporton tch.

Kjo situatë bën që në orët në vijim të priten prurje edhe më të mëdha dhe rritje të mëtejshme të nivelit të lumit, duke rrezikuar sërish daljen e tij nga shtrati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat