spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:46
HomeRajoniShqipëriaVidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar nga autoritetet spanjolle të cilët grabisnin banesa luksoze në jug të vendit. Operacioni u finalizua të hënën teksa mësohet se u arrestuan 5 persona.

Grabitjet kryheshin pas fazës së monitorimit ku banda për disa ditë në mënyrë të detajuar vëzhgonte milionerët e Costa del Sol-it.

- Advertisement -

Pasi mësonin adresat dhe rutinën e milionerëve ata zhvillonin plane për të kryer vjedhjet e sendeve me vlerë. Anëtarët përdornin maska dhe paruke për t’iu fshehur kamerave.

11 persona të tjerë u vunë nën hetim. Policia sekuestroi 39,465 euro cash, tre armë zjarri, municion, dy automjete luksoze të vjedhura, shtatë targa të përkulura, si dhe ora luksoze të markave të shtrenjta.

- Advertisement -

Mësohet se sendet e sekuestruara kapin shifrën mbi 80 mijë euro. /euronews.al

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat